Reagon Safet Gjici: çfarë t’i bëj Pejiçit ?!

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Safet Gjici, presidenti i Kukësit, pas ndeshjes me Sherifin e Tiraspolit është parë mjaft i zhgënjyer, por fati është ai që i penalizoi verilindorët.
“Penallti na hoqi kualifikimin nga duart, çfarë t’i bëj Pejiçit? S’kam çfarë të them. Pastaj edhe fati nuk ishte me ne, vetëm shtylla, shtylla, shtylla”, u shpreh shkurtimisht në “Top News” numri një i klubit verilindor.

Numri një i verlindorëve ëndërronte një kualifikim të mundshëm në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që lojtarët humbën mundësinë për të përfituar 100 mijë euro shpërblim nga kualifikimi që ishin premtuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.