Reagon Sinan Idrizi: Nuk paguaj, me Dukën përballem në gjyq

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14996371_10209508249335253_16609228_n-470x347Sinan Idrizi reagon ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës së FSHF që i hoqi 6 pikë Flamurtarit dhe e kërcënoi me zbritje nga kategoria, nëse brenda 12 ditëve nuk paguhen borxhet.

Në një bisedë telefonike nga Turqia, administratori e cilësoi presidentin e FSHF, Armando Duka, si arkitektin e evazionit fiskal galopant në Shqipëri, ndërsa i kujton se ka gjetur armikun e gabuar.

Sinan Idrizi ritheksoi se nuk do të paguajë asnjë detyrim, ndërsa siguroi se nuk do bien nga kategoria. Sipas tij, ka përfunduar vetëm pjesa e parë e lojës me fitoren e prostitutave, ndërsa në pjesën e dytë do të fitojë morali.

Poashtu, Idrizi tha se do të kërkojë nga FSHF dëmshpërblim material, por edhe moral për qytetin e Vlorës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.