Reagon Vllaznia: Jorgji se meriton stemën e FIFA-s

0
SHPËRNDAJE
Loading...

  • Reagimi

Klubi I Futbollit Vllaznia është I detyruar të dalë me këtë deklaratë për shtyp pas ndeshjes së sotme Teuta- Vllaznia, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, nisur nga arbitrimi I turpshëm I kryesorit Enea Jorgji. Themi I turpshëm sepse ky arbitër vendosi jo vetëm fatin e kësaj ndeshje por edhe atë të kualifikimit. Natyrisht që për ne nuk ishte ndonjë gjë e re me këtë arbitër sepse sidomos në këtë sezon na ka dëmtuar sistematikisht. Duke nisur nga 11-metërshi shumë I dyshimtë I dhënë ndaj Skënderbeut në ndeshjen e fazës së dytë të kampionatit, për të vazhduar me 11-metërshin e paqenë në ndeshjen me Partizanin në Tiranë dhe për të përfunduar tek ndeshja e sotme e cila ishte një turp i vërtetë për këtë arbitër që fatkeqësisht mban edhe stemën e FIFA-s. 11-metërshi I dhënë prej tij jo vetëm që është qesharak por besoj se duhet të shoqërohet me heqjen e stemës që mban. Por jo vetëm kaq. Sërish mosndërprerja e lojës për goditje të topit me dorë, çka solli edhe golin e dytë të kundërshtarit. Ndëshkimet e këtij arbitri vazhdojnë edhe me disa raste të tjera që favorizonte dukshëm ekipin vendas ndërsa toleronte ndërhyrjet e tyre të ashpëra ndaj futbollistëve tanë. Për të gjitha këto, ditën e nesërme, KF Vllaznia do të dalë në një konferencë për shtyp ku me pamjet filmike të ndeshjes, do të demaskojë veprimet e turpshme të këtij arbitri në dëm të ekipit tonë. Njëkohësisht, ata do ja dërgojmë edhe FSHF bashkë me kërkesën që ky arbitër të mos e drejtojë më Vllaznisë sepse për klubin tonë ai tani e tutje është “non grata”. KF Vllaznia nuk do ta lërë me kaq çështjen e këtij arbitri. Pamjet filmike të kësaj ndeshje, por edhe ato të ndeshjeve të mëparshme në të cilat ka ndëshkuar Vllazninë, do t’ia dërgojmë FIFA-s dhe UEFA-s dhe do kërkojmë deri në fund ndëshkimin e tij për t’I hequr stemën që ai mban. Futbolli shqiptar nuk ka nevojë për Enea Jorgjin dhe arbitrimet e tij skandaloze. Për këto arsye, jemi të vendosur t’I shkojmë deri në fund kësaj çështje.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.