Real bind ndaj Chelsea (video)

0
SHPËRNDAJE

Një ndeshje e bukur me pesë gola në Michigan të Shteteve të Bashkuara mes Chelsea dhe Real Madrid, në një zonë me një komunitet shqiptar të konsiderueshëm që ishin jo të pakët edhe në shkallët e stadiumit për të parë nga afër disa nga emrat më të njohur të botës së futbollit.

Dhe nuk janë zhgënjyer teksa ka qenë Real Madrid që ka kaluar në një avantazh të trefishtë me Marcelo, autor të dy golave për ekipin e Zidane ndërsa golin tjetër e shënoi Diaz por me një asist nga Marcelo, ky i fundit padyshim lojtar i ndeshjes.

Në minutat e fundit ishte Eden Hazard që shënon dy herë për ekipin e Antonio Conte duke i dhënë trajta më të pranueshme rezultatit të përgjithshëm dhe përfundimisht 3-2 për kampionët e Europës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.