Real Madrid “ngec” ndaj Malagës dhe humb kreun (Video)

0
SHPËRNDAJE

La Liga/

Real Madrid – Malaga 0-0
image
Real Madrid ka shpërdoruar një mundësi të artë për të ruajtur kreun e renditjes në kampionatin spanjoll. Skuadra e drejtuar nga Benitez dështoi të fitojë përballë ekipit të Malagës në një ndeshje të dominuar krejtësisht nga Madrilenët. Portieri Kameni ishte heroi i Malagës, duke i mohuar në shumë raste golin Ronaldo & CO. Tentativat e shumta të tyre, u ndalën nga portieri kundërshtar që ka zhvilluar një super ndeshje. Me këtë barazim, “Los Blancos humbasin kreun e renditjes, duke kaluar tashmë në vendin e tretë. Një hap fals ky që i kushtoi shumë Realit, që nuk ishim mësuar t’a shihnim me këto hapa falsë në Bernabeu. Megjithatë ky barazim nuk shqetëson, pasi kreu i renditjes është sërisht shumë pranë.

https://youtu.be/CU2BVVlipEY

S'KA KOMENTE

Comments are closed.