Real Madrid përshëndetet me Besart Berishën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

futbollist-euml-t-e-realit-e-p-euml-rsh-euml-ndesin-besart-berish-euml-n_hd
Besart Berisha me lojtarët e Real Madrid

Sulmuesi i shquar Besart Berisha ka shkëlqyer në këto katër vite në Australi duke fitur tre tituj kampion dhe duke shënuar plot 63 gola në 105 ndeshje. Berisha ka hyrë në formacionin më të mirë të historisë së kampionateve australiane si dhe ka fituar një “Këpucë të Artë”, gjithashtu ka arritur të shënojë si askush tjetër në tre finale të Australisë.

Të gjitha këto arritje kanë bërë që lojtarët e Real Madrid të cilët për momentin ndodhen në Australi duke u përgatitur për sezonin e ri, të organizojnë një pritje për lojtarin shqiptar, duke e përshëndetur atë përzemërsisht siç shihet edhe në foto. Lojtarët kanë diskutuar dhe shkëmbyer mes tyre mendime dhe këshilla të ndryshme rreth futbollit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.