Real Madrid pranë Vidal

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLa Liga/ Real Madrid eshtë hedhur në sulm për mesfushorin e Juventus, Arturo Vidal. Mësohet se trajneri Rafa Benitez e do me çdo kusht lojtarin në ekip për sezonin e ri. Tashmë duket se shitja e kilienit nga bardhezinjtë është shumë pranë. Pas interesimit të Arsenalit pak ditë më parë, ka ardhur edhe interesimi i madrilenëve, që pas dështimit në sezonin e kaluar do të kërkojnë të rikthehen më të fortë këtë vit.

Mësohet se lojtari ka arritur akordin për kushtet personale me Realin, dhe në arkat e bardhezinjve do te shkojnë 30 milion euro. Vidal me shumë gjasa do të jete pjesë e Real Madrid sezonin e ri, por fjalën e fundit do t’a thotë pas ndeshjes finale të së shtunës në Kupën e Amerikës Kili-Argjentinë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.