Real Madrid tenton goditjen “Ibrahimoviç”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë goditja verore e Real Madrid. Për këtë është e bindur gazeta katalanase “Sport.es” (jo fort e besueshme kur bëhet fjalë për madrilenët), sipas të cilës presidenti madrilen Perez duhet të ketë pasur një kontakt me familjen mbretërore të Katarit, ku bën pjesë edhe sheiku pronar i PSG-së. E përveçse është biseduar për biznes thuhet se është folur edhe për Ibran. Një lëvizje surprizë, që në fakt vjen pas zërave për një kalim të mundshëm të C.Ronaldos te Paris SG.
Për më tepër, Reali mund t’i sigurojë Ibras 12-13 milionë në vit, duke e paguar kartonin e tij 5-6 milionë. Duket se nuk dëshiron të shpenzojë më shumë për një futbollist 34-vjeçar. Për t’u kujtuar është edhe që suedezi duket më i prirur të shkojë te Milani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.