Real Madridi nuk do më ‘pleq’, tani ka një strategji të re

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Të gjithë janë duke pritur që Real Madridi të nënshkruajë me një lojtarë të madh dhe të dëshmuar, por ideja e Florentino Perez është që të përqendrohet te talentët e rinj.

Në të shkuarën klubi kishte blerë lojtarë si Zinedine Zidane dhe Luis Figo që ishin rreth të 30-tave, por tashmë Los Blancos kanë tjetër strategji ku kërkohen lojtarët e rinj.

real2
Që në kohën e Jose Mourinhos kur janë blerë lojtarë si Luka Modric (27 vjeç) dhe Michael Essien (33), klubi është koncentruar në lojtarë të rinj në moshë si James Rodriguez dhe Gareth Bale që kur u blen ishin 24 vjeçar.
Këtë vit klubi ka tri objektiva në orbitën e tyre.
real3
Këtë verë klubi është lidhur me emra si Paul Pogba(23), Andre Gomes (22), dhe Gabriel Jesus (19).
real4
Projektin e ri e dëshmon edhe inkuadrimi në skuadrën e parë të lojtarëve si Lucas Vazquez dhe Jese Rodriguez dhe rikthimi i Alvaro Moratas.
real6

S'KA KOMENTE

Comments are closed.