Real, sa i mungon Ronaldo kur s’luan!

0
SHPËRNDAJE

Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo janë afër rikthimit për Real Madridin, përpara startit të sezonit në La Ligan spanjolle. Të dy lojarët munguan në miqësoren e së dielës që madrilenët barazuan 0-0 në Oslo ndaj norvegjezëve të Valerengas. Megjithëse askush nga të dy, sipas asaj që shpjegoi tekniku Benitez, nuk kishte asnjë dëmtim serioz. Sipas informacioneve që vijnë nga infermieria, si Sergio Ramos, edhe Cristiano Ronaldo janë tashmë në rrugën e rikuperimit, teksa kanë nisur kryerjen e ushtrimeve të para të stërvitjes, të ndjekur nga specialistët e klubit.

rlKështu, skuadra e Benitez do të jetë e plotë, gati për t’i dhënë duart e fundit përgatitjes, përpara nisjes së kampionatit spanjoll, më 23 gusht, ku Reali do të ketë përballë Sporting Gijonin. Për momentin, shqetësues mbetet fakti që sulmi nuk po prodhon atë që pritej. Dy ndeshjet e fundit me Bajernin dhe Valerengan kanë qenë fare pa gola. U ndje jo pak mungesa e Ronaldos, autor i 48 golave në kampionatin e kaluar. Por në sezonin e ri, portugezi dhe sidomos Reali do të ketë nevojën e mbështetjes së Benzema e Bale, që nuk ishin fort të pranishëm gjatë sezonit të fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.