Reali i Madridit kalon në finale, Zidane kërkon trofeun

0
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit kaloi në finale duke mposhtur 2-0 CF Americas.

Pas fitores 2-0 të Real Madridit ndaj CF Americas, trajneri Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij synon të fitojë trofeun e Kampionatit Botëror për Klube.

Në një deklaratë për mediat, francezi përgëzoi lojtarët për lojën që zhvilluan sidomos pjesën e dytë.

“E kemi siguruar finalen. Pjesa e parë ishte paksa e komplikuar pasi që ishim mirë të mbuluar prej kundërshtarit. Por, në pjesë të dytë luajtëm më mirë dhe si rezultat i kësaj edhe realizuam me Cristiano Ronaldon dhe jam i kënaqur me paraqitjen në ndeshje. Në finale do të ballafaqohemi me një kundërshtar i cili vrapon shumë, por ne do të luajmë si me çdo rival që kemi përpara. Por, aktualisht ne duhet të pushojmë pasi kemi vetëm disa ditë deri tek finalja dhe e duam trofeun e botërorit për klube”, përfundoi Zidane.
Finalja mes Real Madridit dhe japonezëve të Kashimas do të zhvillohet ditën e hënë në orën 11:30.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.