Reali i Madridit po bën përpjekjet e fundit për të nënshkruar me francezin

0
SHPËRNDAJE

POGBA
Paul Pogba mund të përfundoj te gjiganti spanjoll.

Nëse besoni raportet që vijnë nga Italia, Real Madrid janë ende duke luftuar për të nënshkruar me mesfushorin Paul Pogba.

Francezi pritej të bashkohet Manchester United këtë verë, pasi Reali janë larguar pas çmimit shumë të lartë, edhe pse raportet e reja tregojnë se ky mund të jetë rasti për gjigantin spanjoll.

Gazetari i njohur italian, Tancredi Palmeri, ka treguar se fituesi i Ligës së Kampionëve ende është duke u përpjekur t’ia marr nga duart mesfushorin Unitedit.

“Real Madrid janë duke u përpjekur me çdo gjë për të rrëmbyer Pogban nga Manchester United. Zidane me Pogba, marrëdhëniet me Juven, çdo gjë”, ka shkruar Palmeri në profilin e tij në ‘Twitter’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.