Reali i Madridit shfrytëzon problemet e Bajernit, tenton ti rrëmbejë një yll

0
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit nuk e ka nisur, ashtu sikurse kishte shpresuar, sezonin e ri në Primera, duke mbetur shtatë pikë jo të vogla larg Barcelonës së vendit të parë. Kështu që, vetkuptohet, se klubi “mbretëror” pritet që të jetë shumë aktiv në sezonin dimëror të transferimeve, në janar, duke kërkuar, në radhë të parë, një qendërsulmues cilësor, por bavarezët, sidoqoftë, do të synojnë që të forcojnë edhe mbrojtjen.

Portali spanjoll i futbollit “Don Balon” shkruan se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka në plan që të shfrytëzoi situatën kaotike që është krijuar te Bajerni i Mynihut dhe të sjellë në “Santiago Bernabe” mbrojtësin e majtë të shkëlqyer, David Alaba.

Bajerni humbi bindshëm 3-0 nga PSZH-ja, në Ligën e Kampioneve, dhe faturën përkatëse e pagoi trajneri Karlo Ançeloti, ndërkohë që fundjavën e kaluar ekipi bavarez barazoi me Hertën e Berlinit, ndërsa udhëhiqte 2-0. Kështu, situata në Mynih është larg asaj që konsiderohet e mirë dhe, pikërisht, në “ujra të turbullta” të tilla synon që të peshkojë presidenti i Realit, Perez.

David Alaba

S'KA KOMENTE

Comments are closed.