Reali Madridit gati 110 milion euro për Mauro Icardin

0
SHPËRNDAJE

Mauro Ikardi do të jetë sulmuesi i ardhshëm i Real Madrid. Për këtë duken të sigurt në Itali ku mediat parashikojnë një sulm të madrilenëve për kapitenin e Interit.

Nuk bëhet fjalë për këtë sezon, pasi në Madrid kanë vendosur t’i besojnë grupit aktual sido që të shkojnë punët në një edicion i cili deri tani i sheh në vështirësi të mëdha. Por ne verë, ata do të bëjnë lëvizjen vendimtare për të siguruar sulmuesin argjentinas të zikaltërve.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Florentino Perez e sheh si “okazion” klauzolën prej 110 milionë eurosh që Interi i ka vendosur sulmeusit në kontratë, duke llogaritur edhe vlerat në rritje të lojtarëve gjatë dy viteve të fundit.

Të ndërgjegjshëm se në qarkullim ka pak sulmues të mirëfilltë zone që garantojnë 30 apo më shumë gola në sezon, madrilenët janë gati të investojnë këtë shifër në verë për të siguruar lojtarin për projektin e ri ku nuk do të ketë më vend për Karim Benzema. Shitja e këtij të fundit do të sigurojë një pjesë të fondeve për blerjen e Ikardit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.