Reali merr kreun me fitoren ndaj Bilbaos (Video)

0
SHPËRNDAJE

benzReal Madridi i Rafael Benitez fiton me rezultatin 1-2 ndaj Athletic Bilbaos dhe merr kryesimin e La Ligas. Pavarësisht mungesave të James Rodriguez dhe Gareth Bale, Reali fiton falë një dopiete të Karim Benzemas, i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 19’. Në pjesën e dytë Sabin barazon shifrat për Athletic Bilbaon në minutën e 67’ të takimit, por kalojnë vetëm 3 minuta lojë dhe Benzema shënon sërisht duke rikthyer madrilenët në avantazh. Skuadra e Benitez e shikon veten në krye të klasifikimit me 13 pikë duke lënë pas Barcelonën që u mposht nga Celta Vigo.

Në takimet e tjera Sevilla kampione në fuqi e Europa League këtë vit nuk arrin të jetë në nivelet e saj dhe mbrëmjen e sotme u mund nga Las Palmas me rezultatin 2-0 në transfertë. Villareal fitoi 0-1 në transfertë në fushën e Malagas.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit Athletic Bilbao – Real Madrid:

https://www.youtube.com/watch?v=ny7197Vbd-E

S'KA KOMENTE

Comments are closed.