Redi Jupi i kënaqur nga lojtarët që ka në dispozicion

0
SHPËRNDAJE

Shqipëria U21/ Trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Redi Jupi, mbajti konference per shtyp,ne lidhje me ndeshjen eliminatore kundra ekipit grek,qe do te luhet ne Elbasan,me date 24 Mars ora 18:00. Jupi u shpreh se eshte optimist dhe se ka objektiv jo vetem marrjen e pikeve por mbarevajtjen e lojes si dhe cilesine qe mbart ky ekip.

Ai u shpreh optimist ne lidhje me mundesine per te luajtur i barabarte me ekipet e tjera te medha . Trajneri Jupi i dha gjithashtu rendesi paraqitjes dinjitoze te ekipit, duke qene se nje dite keta lojtare do te performojne edhe ne ekipin A. Pritshmerite e tij ishin te larta, ne lidhje ne arritjen e marrjes se nje feedback-u,apo dhe nje rezultati pozitiv, sepse ne te ardhmen ky grup lojtaresh mund te perballet me Greqine serish,edhe ne momentin qe nje ekip rindeshet me nje kundershtar, e ka me te lehte si nga ana psikologjike si dhe nga ana teknike qe te fitoje epersi kundrejt tyre.

Redi Jupi në konferencë për shtyp
Redi Jupi në konferencë për shtyp

Ne lidhje me publicitetin e ndeshjes,pra reklamimit te saj,trajneri Jupi u shpreh se ky eshte nje problem qe haset kudo,jo prej vete faktit te mungeses se perhapjes se lajmit,publicitetit,por ne kete periudhe ne qender te mediave qendron FSHF si dhe ekipi kombetar.

Fakti qe ndeshja zhvillohet ne te njejtat data me ndeshjet e Ekipit Kombetar eshte nje faktor kyc, ne luhatjen e interesit kundrejt ndeshjes se zhvilluar nga ekipi i shpresave .Ne vazhdim ai pohoi se ky problem eshte i pranishem ne shume vende, por problemi qendron te afrimi dhe ndergjegjesimi i tifozerise,pavaresisht faktit qe vete FSHF dhe organet mediatike i kane marre gjithnje masat qe ta bejne kete gje me se miri. Ky i fundit e mbylli konferencen me thirrje ndaj tifozeve per t’ju bashkangjitur ne “Elbasan Arena”, sepse djemte e tij kane nevoje per gjithe suportin e mundshem.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.