Refik Halili-Lutfi Nuri, takim bardheblu për Tiranën

0
SHPËRNDAJE
loading...

Zakonisht e diela është një ditë, të cilën Lutfi Nuri e shpenzon me familjen, por dje ai vendosi pas kushedi sa vitesh të ndryshojë stil. Tirana e futbollit jo rrallë ka qenë për të mbi familjen.

Kishte kohë që kishte marrë një vendim. Një takim me presidentin dhe aksionerin kryesor të klubit, Refik Halili.

Fatet e tyre janë kryqëzuar shpesh në futboll. Për disa vite kanë kontribuuar së bashku për ekipin bardheblu, ndërkohë që për momentin palët vazhdojnë të kontribuojnë, madje dhe në burime njerëzore.

Të dy djemtë e tyre luajnë me Tiranën. Siç raporton “Sport Ekspres”, kohët e fundit klima te Tirana nuk ka qenë e mirë dhe prandaj Halili dhe Nuri janë takuar. Tifozët e Tiranës e kanë dashur gjithnjë këtë “kafe”, ku në këtë moment është shfrytëzimi i gjithë mundësive për të shpëtuar një sezon problematik dhe pse jo më pas për të krijuar një model joshës në të ardhmen. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.