Refik Halili:Emri i klubit Tirana është një emër i madh

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Tiranës Refik Halili flet në prezantimin e uniformava të reja të bardh e bluve , ku shprehet i kënaqur për bashkpunimin me Macron./”supersport”

Halili:Me Macronin kemi pasur marrëveshje edhe gjatë sezonit të kaluar, ky është sezoni i dytë. Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin. Është bërë një dizenjo, ku kompania është përkushtuar shumë së bashku me klubin. Themi që kemi bërë një punë shumë të mirë me të gjithë uniformat e këtij sezoni. Mbase ky është një ogur i mbarë për sezonin që nis sot me prezantimin e uniformave.

Superkupa? Halili:Ne do ta vlerësojmë ndeshjen, trajneri dhe stafi kanë kohë që përgatiten për finalen e Superkupës dhe për sezonin në vazhdim. Fakti është që blerjet e reja nuk janë në formë optimale. Lojtari nga Kongo vjen vetëm të martën, ndërsa një tjetër lojtar është afruar vetëm përpara dy ditëve dhe ndoshta kanë nevojë për pak kohë për të gjetur formën më të mirë. Pjesa tjetër e ekipit është e gjitha. Të mërkurën do ta vlerësojmë që trofeu të jetë i yni.

Objektivat e sezonit të ri?
Halili:Emri i klubit Tirana është një emër i madh dhe përgjegjësia është shumë e madhe. Në veçanti dhe direkt ajo bie mbi mua. Nuk dua të merrem me të kaluarën, por jemi të përqendruar të bëjmë më të mirën. Sa më shpejt të marrim rezultate të padiskutueshme, për tu kthyer aty ky i takon klubit tonë, pra të ngjitemi menjëherë në Superiore. Mendoj që kemi bërë merkaton më të mirë të të gjithë sezoneve në krahasim me të kaluarën. Them se kemi goditur në shenjë.

Merkato?

Halili:Merkato është e mbyllur 100 për qind. Në muajin Janar do të shohim më pas nëse stafi ose klubi do të kenë nevojë për elementë të tjerë. Mbështetja nuk do të rreshtë asnjëherë për të plotësuar dëshirat, kërkesat për të arritur objektivin dhe për të kënaqur, tifozët, stafin dhe synimet e klubit të Tiranës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.