Rei Manaj larg Interit

0
SHPËRNDAJE

manaj-mancini-1-620x358
Rei Manaj nuk do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm, ose të paktën, jo në planet e ekipit të parë të zikaltërve.
Kjo duket qartësisht në listën e përpiluar nga Roberto Mançini për grumbullimin përgatitor të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Tekniku Italian, ka lënë jashtë listës së tij sulmuesin e talentuar shqiptar i cili prej disa ditësh është në Shqipëri me pushime, transmeton Panorama Sport.

Një mesazh mëse i qartë që ai duhet të kërkojë një sistemim të ri në huazim nëse dëshiron të luajë me rregullsi, ose do të mbetet pjesë e akademisë së klubit zikaltër, për t’u aktivizuar me të rinjtë.

Gjatë ditëve të fundit është folur për interesimin e disa klubeve për Manajn, por menaxheri i tij, Alberto Fontana, bëri të qartë për mediat Italiane se nuk kishte marrë ende asnjë ofertë konkrete.

Lista e Interit për fazën përgatitore:

Portierë: Berni, Karrizo, Handanoviç, Radu

Mbrojtës: Andreolli, D’Ambrosio, Dela Xhiovana, Dodo, Huan Hesus, Miangue, Miranda, Nagatomo, Ranokia, Santon, Jao

Mesfushorë: Besa, Gnoukuri, Kondogbia, Melo, Zonta

Sulmues: Bakajoko, Biabiani, Ikardi, Jovetiç, Palasio, Pinamonti

S'KA KOMENTE

Comments are closed.