Rei Manaj tek Parma. Flet menaxheri i tij

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Seria A / E ardhmja e Rei Manaj është ende e pasgigurtë. Tre ekipe italiane dhe dy të huaja kanë shfaqur interes për shërbimet e lojtarit.

Së fundmi, pas Carpit, Frosinones dhe Vitoria Guimaraes në Portugali me Augsburg në Bundesligë në pistë është shfaqur edhe Parma. E cila sipas shtypit italian dëshiron të afrojë në skuadër sulmuesin kuqezi.

Agjenti italian i 20-vjeçarit, Alberto Fontana në një prononcim për “Calcioëeb.eu” ka sqaruar ofertat e marra për lojtarin që menaxhon.

“Unë nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Parma për momentin. Kështu që hidhen poshtë këto hipoteza. Këtë javë do të jetë vendimtare për përcaktimin e destinacionit të ri të Manaj, nësë do të vendosim për Carpin” – ka thënë Fontana.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU