Rekord botëror për Hope Solo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13603456_1152375581471971_551435355507945594_o
Hope Solo

U zhvillua dje në “Soldier Field” të Cikagos ndeshja miqësore mes femrave të Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut, takim që u fitua 1-0 nga vajzat amerikane. Por përtej rezultatit dhe fitores së pritshme të ekipit superfuqi në futbollin femëror, u thye një rekord mjaft interesant.

Portierja Hope Solo mbajti të paprekur portën e saj për herë të 100-të nga 197 ndeshje të zhvilluara për ekipin Kombëtar, pra nuk ka pësuar në më shumë se gjysmëne. Ky rekord është si për femra ashtu për futbollin e meshkujve dhe vështirë se do thyhet nga ndokush tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.