Rekord GUINNESS në Kosovë

0
SHPËRNDAJE

Në Viti të Kosovës, rekord botëror në librin “GUINNESS” për mbajtjen e topit me kokë.

Agim Agushi, profesor i njohur i matematikës në Kosovë, do të shpallet rekord botëror në librin “Guinness” për mbajtjen e topit me kokë. Dita e madhe për të dhe sportin e këtij lloji në mbarë shqiptarinë, do të bëhet me 22 korrik 2015 në qytetin e Vitisë, ora 18.00 kur ai do të shpallet fitues në mbajtjen e topit me kokë.

10981808_10206200497443434_4498171484167501544_nDisa trofe që i paraprijnë këtij rekordi:

1.Goditje e topit me kokë në ecje, 15.356 km (9 milje 857 yard) për 3:12:39 ore, 27 Tetor 2002 në Mynih (Gjermani).

2.Goditje e topit me kokë ndërmjet dy lojtarëve, Agim Agushi dhe Bujar Ajeti, 11,111 goditje për 3:55:20 ore, 9 nëntor 2003 në Starnberg (Gjermani).

3. Më 14 gusht 2005 në Flensburg Gjermani Goditje e topit me kokë i ulur në tokë: 4:02:01 orë, (rekord i Guinnes)

4. Më 17 Gusht 2004 në Antalia (Turqi). Agim Agushi, ka arritur rekord të goditjes së topit me kokë gjatë ecjes me makinë,( kabriolet): 7 kilometra

5. Më 30 maj 2010, në ndërtesën më të lartë në Frankfurt Kulla e Panaireve/Messe Turm/ Agim Agushi, me sukses të plotë sfidoi edhe një rekord botëror. Ai ia doli që në disiplinën ecje shkallëve të ndërtesës lartë e poshtë duke goditur topin me kokë pa ndërprerje të kalojë 5304 shkallë me kohë 1 orë 37 minuta e 5 sekonda. Kjo ndërtesë është 60 katëshe me një lartësi 257 metra.

6. Ecje lart e poshtë shkallëve duke goditur topin me kokë: Agim Agushi (Kosove), 3896 shkallë në ndërtesën e Qeverise së Kosovës, më 30 maj 2009 , për 1 ore e 12 min e 29 sekonda.

7. Në Dubai në ndërtesën e njohur 76 katërshe, Sulafa Tower, ia doli që të shënoi një rekord të ri botëror. Ai në ecje mbrapa duke mbajtur topin me kokë ka arritur të kalojë 1520 shkallë për 1 orë, 9 minuta e 29 sekonda.

8. Në Gjakovë, Agim Agushi, arriti edhe një tjetër rekord botor. Ai distancën prej 4 mijë e 220 metrash “Mbajtje e topit me kohë duke ecur mbrapa” e kaloi për 1 orë, 31 minuta 34 sekonda dhe 15 të qindtat e sekondës.

9. Më 26 gusht 2014 , rekordmeni në goditjen e topit me kokë , Agim Agushi ka regjistruar edhe një rekord bote. Kësaj radhe ai këtë e arriti në rrugët e Prizrenit, pikërisht nga Ura e Gurit deri te Shtëpia e Bardhë në disiplinën 1000 metra duke goditur topin në vrapim. Këtë e arriti me kohë 4 minuta 52 sekonda e 79 të qindtat e sekondës.
10. 26 tetor 2014, Princess Tower 99 kateshe, Disiplina-Ecje prapa shkallëve duke e goditur topin me kokë pa ndërprerje. Këtë e arriti për 1 orë, 30 minuta, 14 sekonda dhe 30 të qindta te sekondës. Ky njëherësh është rekord i ri botëror në këte disiplinë.

(Të dhënat nga gazetari Gani Kosumi)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.