Rekord historik i Kevitan, 23 fitore dhe kampion!

0
SHPËRNDAJE
loading...


988573_701165846677097_2694090156866964688_nEdhe pse bëhet fjalë për Kategorinë e Tretë (niveli i katërt i garave kombëtare të futbollit), ekipi i Kevitan nga kryeqyteti, arriti atë që nuk e ka bërë asnjë ekip tjetër në asnjërën kategori në të gjithë historinë 85 vjecare të futbollit shqiptar: 23 fitore në 23 ndeshje duke u kurorëzuar me trofeun e kampionit që në vitin e parë të krijimit të këtij klubi.

10517448_701165850010430_8262193353225903530_n

Edhe pse 22 ndeshjet e kampionatit i ka fituar pa hasur në shumë rezistence, finalja ndaj fitueses së grupit tjetër, Internacionalit të Helmës/Pezës ishte e fortë por në fund fituan djemtë e Kevitan me rezultatin e ngushtë 2-1. Takimi u zhvillua në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.

11351147_701167790010236_6374237773655838214_n

Duhet theksuar se ky ishte viti i parë për Kevitan në garat kombëtare të futbollit. Ky ekip u krijua kryesisht me qëllimin për tu dhënë hapësirë lojtarëve të cilët nuk kishin hapësira për tu aktivizuar në ekipet e kategorive më të larta. Kjo është demonstruar edhe në mesataren e ulët të moshës së lojtarëve të këtij ekipi.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.