Rekordet e fiksuar nga Skenderbeu para “play-off”-it

0
SHPËRNDAJE

skenderSkënderbeu gjendet një hap larg nga grupet e Champions League. Edhe po nuk i arriti, ka të garantuar grupet e Europa League. Por në pritje për të mësuar atë që do të ndodhë, kurioz është fakti që ka edhje skuadra të tjera, aktualisht pjesëmarrëse në kompeticionin më prestigjoz të futbollit europian, që nuk kanë arritur dot atë që kanë bërë kampionët e Shqipërisë. Ja disa rekorde të korçarëve, gjatë rrugës së ardhjes deri te “play-off”-i i së mërkurës, me Dinamon e Zagrebit.
Së pari, Skënderbeu është ekipi që ka shënuar më shumë në fazën eliminatore të Champions: plot 10 gola, në 4 ndeshje. Gjithashtu, skuadra e Josës ka edhe diferencën më të madhe të golave: 6, arritje që e ndajnë me ekipe si Monako e Selltik, që gjithsesi kanë luajtur 2 ndeshje më pak dhe kanë pësuar vetëm 1 gol, krahasuar me 4 të Skënderbeut. Kurse në krahasim me Dinamon e Zagrebit, kundërshtarin e radhës, kampionët e Shqipërisë janë ndjeshëm superiorë, si në shënimin e golave, ku kroatët s’kanë shkuar më larg se 8, ashtu edhe në pësim, me kampionët e Kroacisë që kanë nxjerrë 5 herë topin prej rrjetës.
Ndërkohë, gjithmonë sipas statistikave zyrtare të UEFA-s, 5 golat e Hamdi Salihit në 4 ndeshje, e bëjnë atë shënuesin e paarritshëm dhe më efikas të fazës eliminatore. Ndër të tjera, 3 fitore në dy turet e luajtura regjistron Skënderbeu. Aq kanë siguruar vetëm Selltiku e Partizani i Beogradit, nga ekipet që janë ende në garë. Ndërsa kroatët e Dinamos mbajnë rekordin për numrin më të madh të barazimeve, plot 3.
Ashtu si Bazeli e Monaco, edhe korçarët dolën me 2 fitore nga faza e kaluar, vetëm se ndryshe nga këto ekipe më në zë, nuk lanë t’u tundej rrjeta e portës. Orges Shehi nuk pëson gol në Champions prej 180 minutash. Bashkë me Shahtjorin dhe Selltikun, bardhekuqtë janë të vetmit që vijnë në këto “play-off”-e, me portë të pacenuar në turin e tretë eliminator.
E të thuash që përpara këtij sezoni, Skënderbeu kishte fituar vetëm 1 herë në 5 ndeshjet e fundit të UEFA Champions League. Kaq mjafton për të bërë diferencën e së kaluarës me të tashmen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.