Rekordi i CR7, gol ndaj 31 skuadrave të ndryshme në kampionat

0
SHPËRNDAJE

39d8a03900000578-3885430-image-a-46_1477758768421I është dashur mbi 7 vite, por që nga e shtuna, Cristiano Ronaldo ka shënuar të paktën një herë ndaj 31 skuadrave të ndryshme me të cilat është përballur në kampionatin spanjoll.

Ashtu sikurse goli i tij i parë në La Liga ndaj Deportivos në gusht të vitit 2009, edhe ndaj Alaves, skuadër që bëhet e 31-ta së cilës i shënon CR7-ta, erdhi nga pika e bardhë.

Pavarësisht kësaj statistike, rekordin për gola të shënuar ndaj skuadrave të ndryshme në kampionatin spanjoll e mban Raul që iu ka shënuar 34 skuadrave të ndryshme, pas tij është Hugo Sanchez me 33 dhe Luis Aragones, që njëlloj si Cristiano, iu ka shënuar 31 skuadrave me të cilat është përballur.

Po Lionel Messi?

Lionel Messi tashmë ka barazuar Raulin, por shpreson që gjatë këtij sezoni ta tejkalojë legjendën e Realit të Madridit. Të vetmes skuadër së cilës nuk i ka shënuar Messi është Las Palmas, por këtë gjë ka mundësi ta bëjë në javën e 18 në “Camp Nou”.

Nëse realizon në këtë sfidë, atëherë Messi do të bëhej lojtari që iu ka shënuar 35 skuadrave të ndryshme në kampionatin spanjoll. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.