Renato Hyshmeri zgjedh Bylisin skuadër të re

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Renato Hyshmeri me fanellën e Bylis
Renato Hyshmeri me fanellën e Bylis
Superiorja/ Pak nga pak dhe tani ekipini Bylisit po merr jetë. Pas disa afrimeve në ekip, tani ka ardhur rradha e një goditje vërtet cilësore. Bëhet fjalë për mesfushorin Renato Hyshmeri, i cili ka zgjedhur ekipin e Bylis për të vazhduar karrierën e tij. Pas dy sezonesh tek dy ekipet kryeqytetase Partizani dhe Tirana, mesfushori elbasanas tashmë ka zgjedhur të jetë zyrtarisht pjesë e ekipit ballshiot. Hyshmeri është një afrim mjaft i mirë në këtë merkato, duke parë që vjen nga Kategoria e Parë, ku kërkon që në Superligë të bëjë një paraqitje sa më të mirë. Tek Bylis, Hyshmeri do të gjejë edhe disa lojtarë të tjerë elbasanas që janë pjesë e këtij ekipi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.