Renditja e FIFA-s. Gjermania rikthehet në krye

0
SHPËRNDAJE


Si pasojë e disa paraqitjeve të mira, që arritën kulmin me suksesin në finalen e Kupës së Konfederatave 2017, Gjermania ka kaluar Brazilin dhe Argjentinën duke arritur majën e renditjes së FIFA, pas dy vitesh. Gjermania ka 1609 pikë, ndërsa Brazili është në kuotën e 1603 pikëve. Argjentina është e treta me 1412 pikë. Portugalia, kampione e Europës në fuqi, është në vendin e katër para Zvicrës dhe Polonisë.

Top 10: Gjermania, Brazili, Argjentina, Portugalia, Zvicra, Polonia, Kili, Kolumbia, Franca dhe Belgjika

Në vendet shtatë dhe tetë janë dy ekipe nga Amerika Latine, Kili dhe Kolumbia. Më pas renditja vazhdon me Francën dhe Belgjikën. Në saj të suksesit të Portugalisë ndaj Meksikës, në finalen për vendet 3-4 në Kupën e Konfederatave, Italia mbrojti vendin e 12-të në këtë klasifikim, duke shmangur “parakalimin” nga Meksika.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.