Renditja e FIFA-s, lajme të mira për Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE


Shqiperia KombetarjaKombëtarja/
FIFA ka publikuar renditjen e re të saj përsa i përket Kombëtateve në muajin Mars 2016. Ajo që vihet re janë lëvizjet e pakta në renditje nga klubet e mëdha, teksa kreu vazhdon të mbetet i pandryshuar. Belgjika ruan vendin e parë e ndjekur më pas nga Argjentina, Spanja dhe Gjermania kampione e botës. Të 4 këto Kombëtare vazhdojnë të jenë ne krye të futbollit. Ndërkohë lajme të mira edhe pët Kombëtaren e Shqipërisë. Skuadra jonë kuqezi ka arritut të rekuperojë një vend në këtë renditje. Pas renditjes në muajin shkurt ku Shqipëria renditej e 36, në këtë të muajit mars Kombetarja e drejtuar nga De Biasi renditet në vendin e 35-të duke rekuperuar një vend dhe padyshim ky është një lajm shumë i mirë.

Renditja Top 10

1-Belgjika

2-Argjentina

3-Spanja

4- Gjermania

5-Kili

6-Brazil

7-Portugali

8- Kolumbi

9-Angli

10-Austri

Renditja e Kombëtares së Shqipërisë

34-Suedi

35-Shqipëria

36-Bregu i Fildishtë

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.