Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet pozicione

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Një lajm disi i hidhur vjen për ekipin tonë Kombëtar pikërisht një ditë përpara sfidës me Danimarkën. Pasi u rendit në vendin e 22-të në renditjes e FIFA-s për muajin gusht, rezultat ky që është edhe më i miri në historinë e Shqipërisë, tashmë renditja ka ndryshuar. Ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka humbur tre pozicione duke u renditur tashmë në vendin e 25-të në renditjen për muajin shtator. Teksa të gjithë janë duke pritur me padurim ndeshjen e nesërme e cila është shumë e rëndësishme, ka ardhur edhe ku ndryshim. Në vendin e 22 që e mbante Shqipëria tani është pozicionuar pikërisht kundërshtari ynë i rradhës në Eliminatore për Euro 2016, Danimarka.

Vendi i parë mbahet nga Argjentina, e cila ndiqet nga Belgjika e vendit të dytë. Ndërsa kampionët e botës, Gjermania, renditet vetëm e treta në këtë listë.

Renditja e 40 vendeve të para
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.