Rennes nuk i reziston PSG-së, Lenjani askund (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

PSG ka mundur me lehtësi Rennes me rezultatin 4-0 në një ndeshje të zhvilluar në kryeqytetin francez. Në fillim një autogol e më pas me radhë Cavani, Rabiot dhe Verrati siguruan tre pikët që e afrojnë me kreun, sidomos pas humbjes së Nice me Caen.

Lajm i keq vazhdon për Ermir Lenjanin që nuk u grumbullua as në këtë ndeshje edhe pse thuhet se arsyeja e mosgrumbullimit në fushën e vet është prej mërisë së tifozëve kur shqiptari veshi sezonin e kaluar bluzën e armiqve (Nantes), por duket se as jashtë fushe Lenjani nuk po duket askund.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.