Reuben Akua prezantohet tek skuadra e re

0
SHPËRNDAJE

Tirana/ 250 mijë euro dhe Tirana mban 10% të kartonit, kjo ishte marrëveshja që e dërgonte Reuben Akua te Lask Linz në Austri, por asgjë e vërtetë për këtë marrëveshje.

Mesfushori ganez do të luajë sezonin e ardhshëm në Sllovaki, teksa është prezantuar te DAC Dunajska Streda, që e konsideron afrimin e futbollistit një goditje në merkato.

Te Tirana nuk ka gjysmë llafi për këtë lëvizje, ndërkohë që vetëm është njoftuar kalimi i Mervejl te Getafe. Në lidhje me transferimin e Akua nuk bëhen të ditura detaje, nëse është paguar për kartonin e tij apo se si Dunajska Streda e ka bërë tijin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.