Revista prestigjoze gjermane “Der Spiegel” publikon foto të vajzës që përdhunoi CR7-ta

0
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë revista prestigjoze gjermane “Der Spiegel” publikoi lajmin se Cristiano Ronaldo ka përdhunuar një femër para disa viteve në Las Vegas me 12 korrik në vitin 2009. Asokohe ajo kishte ngritur një padi, të cilën e kishte tërhequr pasi ylli i Real Madridit kishte paguar 375 mijë dollarë për të mbyllur atë akuzë për përdhunim, që besohet të ketë ndodhur në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009. Vajza që pohon se është përdhunuar nga portugezi, ka folur dhe ka zbardhur disa detaje rreth rastit.

“M’u hodh nga pas. Kurrë më herët nuk u frikësova si në atë moment. Ai kishte disa rruaza të bardha rreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej”, – ishin fjalët e vajzës. Në dëshmi thuhet se Ronaldo dhe vajza u takuan në Las Vegas, ku lojtari më i mirë në botë, dy ditë para se të transferohej nga Manchester United te Real Madrid, e ftoi atë dhe një shoqe të saj në dhomën e hotelit. “Der Spiegel” pretendon se e ka edhe emrin e vajzës që e akuzoi portugezin, por që tani për tani nuk është publikuar diçka më shumë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU