Revolucion te Flamurtari, Bicaj “vlonjat”?

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari ka marrë pushimet, ndërkohë që drejtuesit po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Trajneri Shpëtim Duro do të jetë ai që do ndërtojë ekipin, teksa deri më tani ai është shprehur publikisht se do dëshironte të afronte në skuadrën e tij vlonjatin Dejvi Bregu, por kjo pistë duket e vështirë për t’u arritur, pasi ai është nën kontratë me Luftëtarin dhe klubi gjirokastrit ka pretendimet e tij për kartonin e futbollistit.

Sipas disa burimeve të sigurta të minuta90.com, një emër që del në skenë është qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj, lezhjani që e mbylli sezonin me Vllazninë dhe me gjasa do ta mbyllë aventurën e tij në Shkodër. Pak ditë më parë, ai është parë nën shoqërinë e trajnerit Duro në një nga lokalet e kryeqytetit, duke bashkëbiseduar miqësisht së bashku.

Argjent Halili, Franc Veliu, Ivan Jakovljeviç, Taulant Kuqi, Alessio Hyseni, Ardit Shehaj, Danilo Alves dhe Tomislav Busiç, këta janë lojtarët e Flamurtarit që pritet të mbeten pjesë e vlonjatëve edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa për pjesën tjetër të futbollistëve shanset janë më të vogla. /minuta90.com/

Lista e lojtarëve që pritet të largohen

  1. Stivi Frashëri
    2. Ergis Mersini
    3. Mauricio Leal
    4. Ilir Berisha
    5. Haxhi Neziraj
    6. Balsa Radoviç
    7. Ivan Galiç
    8. Milos Rniç
    9. Nikola Duriç
    10. Lynneeker
    11. Astrit Fazliu

Lista e lojtarëve që pritet të qëndrojnë

  1. Argjent Halili
  2. Franc Veliu
  3. Ivan Jakovljeviç
  4. Taulant Kuqi
  5. Alessio Hyseni
  6. Ardit Shehaj
  7. Danilo Alves
  8. Tomislav Busiç

S'KA KOMENTE

Comments are closed.