Revolucion tek Teuta, mesfushori drejt Partizanit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Agustín Torassa, gjate nje dyluftimi me Blerim Kotobelli, ne ndeshjen e futbollit, Partizani-Teuta e Durresit, 1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nAgustín Torassa and Blerim Kotobelli, fights for the ball during the Albanian Super League football match Partizani-Teuta of Durres, 1-2, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.

Superiorja / Një cikël i ri pritet të nisë te Teuta, ku kanë nisur largimet e para nga skuadra që mbylli sezonin duke siguruar një mbijetesë të vështirë në javën e parafundit të kampionatit. I fundit që është larguar është Blerim Kotobelli. Titullar fiks në sezonin e kaluar, ku ka luajtur më shumë se ndoshta gjithë të tjerët për një total prej 34 ndeshjesh nga 36 të kampionatit, pas 3 vitesh në kampin durrsak ku ka luajtur një total prej 96 ndeshjesh me fanellën e Teutës, Kotobelli ka ndarë rrugët me klubin bregdetar duke marrë dhe lejen e kalimit.

23-vjecari nuk ka preferuar të rinovojë me Teutën, ndërkohë që në dorë ka dy oferta, nga Shkëndija e Tetovës dhe Partizani. I takon të vendosë Kotobellit, por gjithsesi destinacioni më i mundshëm për mbrojtësin shihet në kampin e kuq, ku në krahun e majtë sezonin e kaluar Starova është detyruar të tërheqë në mbrojtje Trashin kur Kalari ka pasur probleme. Largimi i Kotobellit nuk është i vetmi, pasi i kanë dhënë lamtumirën skuadrës edhe Bruno Dita dhe sulmuesi Artur Magani.

Me trajnerin Gugash Magani që pritet të qëndrojë në Durrës me një akord në parim të arritur me Presidencën, sulmuesi në këtë mënyrë pritet të nisë një aventurë të re larg urdhërave të të atit. Për sa i përket formimit të grupit për sezonin e ardhshëm, ku ambiciet e Teutës janë për të krijuar një skuadër që të mos vuajë ethet e mbijetesës por të synojë sa më lart në klasifikim, politika e klubit bregdetar mbetet ajo për tu bazuar sërish te lojtarë të rinj në moshë që premtojnë për të ardhmen, qofshin këta nga brenda apo jashtë vendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU