Rey Manaj debuton me fitore në Serie A

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Pas paraqitjeve të mira me ekipin e Interit në fazën përgatitore, ka ardhur edhe debutimi në Serie A për Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar u grumbullua nga trajneri Mançini për ndeshjen e javës së parë ndaj Atalantës, ndeshje e cila do të qëndrojë gjatë në kujtesën e sulmuesit nga Lushnja. Teksa ndeshja po i drejtohej fundit dhe ishte me rezultatin e bardhë 0-0, në minutën e 85′ vjen edhe momenti i shumë pritur.

Rey Manaj duke festuar golin e Jovetic me skuadrën
Rey Manaj duke festuar golin e Jovetic me skuadrën
Mançini thërret sulmuesin shqiptar, i cili aktivizohet për afro nëntë minuta në ndeshjen e tij të parë në Serie A me ekipin e Inter. Futja në lojë e Manajt i dha një impakt më shumë sulmit, dhe atëhere kur të gjithë prisnin që ndeshja te përfundonte në barazim, Jovetić shënon golin e fitores për ekipin zikaltër, për t’a bërë këtë ditë të paharrueshme për Rey Manaj, i cili në ndeshjen e tij të parë me Interin, e feston pikërisht me fitore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.