Rey Manaj në “krizë”

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i kombëtares kuq e zi Rey Manaj po kalon një krizë tek Peskara.
Ai duket se e ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Peskarës dhe pritet se ku do shkojë gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi shqiptar u zëvëndësua në minutën e 36′ të ndeshjes në humbjen ndaj Bolonjës, dhe deri në ato momente nuk kishte treguar thuajse asgjë në fushën e lojës.

Edhe pse trajner Odo i dha sërish një vend titullari, Manaj nuk shfaqi më të mirën e tij.

Pas humbjes së fundit edhe mediat lokale në Peskara kanë kritikuar sulmuesin e huazuar nga Interi.

Sipas tyre, Manaj nuk meriton të luajë te kjo skuadër, madje as në këtë kategori.

Ata i bëjnë thirrje trajnerit Odo që të rishikojë vendimet e tij për t’a hedhur sërish nga minuta e parë sulmuesin shqiptar.

Nuk dihet ende nëse Manaj do të bëj pjesë tek kombëtarja e De Bizait duke parë formën e tij. De Biazi e vlerëson shumë lushnjarin por dihet që ai preferon lojtarë që aktivizohen tek skuadrat e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.