Rey Manaj: Se kam problem konkurencën. Kudo që kam luajtuar kam patur…

0
SHPËRNDAJE

Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i Granada CF, u shfaq të enjten në një konferencë shtypi, pas trajnimit të radhës së “Rojiblancos”. “Është një ndeshje e lehtë sipas klasifikimit, por në Segunda, asnjë skuadër nuk është e sigurt. Ne duhet të konkurrojmë ashtu si në ndeshjet e fundit”, – shpjegoi sulmuesi shqiptar, i cili ishte “shumë i lumtur” me shfaqjet e tij.
Evolucioni i ekipit: “Lojtarët e kanë njohur njëri-tjetrin më mirë me kalimin e kohës, dinamikat e lojës janë përmirësuar. Kemi kuptuar se çfarë dëshiron trajneri dhe jemi përshtatur me njëri-tjetrin, si dhe kemi më shumë besim”.
Ndeshja kundër Sevilla Atlético: “Është një ndeshje e lehtë, sipas klasifikimit, por në Segunda asnjë ekip nuk është i sigurt. Ne kemi folur shumë, e dimë se është një ndeshje shumë e vështirë dhe se duhet të konkurrojmë si në ndeshjet e fundit”.

Përqendrimi: “Është shumë e lehtë të kesh pak përqendrim, sepse mendon se përballesh me një kundërshtar, që është keq në klasifikim. Por, për mua, kjo ndeshje është më e vështirë sesa ndaj Osasuna. Është thelbësore që në shtëpi të fitojmë çdo ndeshje”.
Vlerësimi personal: “Gjëja më e rëndësishme është që ekipi të fitojë. Kemi përpara një garë të gjatë, por në fund të sezonit me rëndësi është të ngjitemi në La Liga, pavarësisht nëse lojtarët luajnë më shumë, ose më pak”.
Konkurrenca: “Unë jam i qetë. Në të gjitha ekipet ku kam qenë, kam pasur konkurrencë. Kjo është diçka që më pëlqen. Jam i lumtur, sepse Joselu po shënon dhe Adrian është rikuperuar. Gjëja më e rëndësishme nuk është se kush i shënon golat, po të fitohen ndeshjet”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU