Rezultate të mira për Berishën, Alitin dhe Mujecin (video)

0
SHPËRNDAJE

Në aspektin personal nuk mund të themi se Ndue Mujeci po kalon momentet e tij më të mira në Letoni teksa këtë sezon ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, por ekipi ku ai luan Ventspils po fiton formën e duhur duke fituar pikë të rëndësishme që e radhisin atë në mesin e kandidatëve për titull.

Kështu, dje Ventspils fitoi 2-3 në fushën e vështirë të Liepaja me Mujecin që nuk luajti asnjë minutë. Fitore të rëndësishme ndaj Dinamo-Auto arriti jashtë fushe 0-1 edhe Sheriff Tiraspol ku luan Fidan Aliti ndërsa një pikë të rëndësishme mori në javën e parë Bernard Berisha në barazimin pa gola të Anzhi ndaj CSKA të Moskës. Berisha luajti 90 minuta.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.