Rezultatet e javës së 3-të në Kategorinë e Parë

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë

Grupi A
Mamurrasi – Erzeni 0-1
Besëlidhja – Besa 4-0
Iliria – Korabi 0-1
Ada – Burreli 2-0
Kamza – Kastrioti 0-1

Besëlidhja ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme duke mposhtur ekipin e Besës me rezultatin 4-0. Një ndeshje spektakolare kjo e zhvilluar nga ana e lezhjanëve të cilët tashme marrin edhe kreun e renditjes duke zbritur nga froni pikërisht ekipin verdhezi. Një ndeshje totalisht e dominuar nga Besëlidhja, ashtu siç pritej, ndërkohë që kavajasit u dorëzuan pa kushte. Edhe Kastrioti merr një fitore të vuajtur përballë ekipit të Kamzës. Ka mjaftuar një gol dhe krutanët kanë marrë një fitore minimale që i dërgon lartë në renditje, me pikë të barabarta me Besëlidhjen kryesusese. Korabi ka marrë fitoren e dytë rradhazi teksa ka mposhtur ekipin i Ilirisë së Fushë-Krujës në shtëpi me rezultatin 0-1. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për dibranët, që tashmë tregojnë edhe ambicien e tyre. Gjithashtu edhe Ada e Velipojës ka marrë një fitore shprese, duke mposhtur ekipin e Burrelit me rezultatin 2-0. Një ndeshje mjaft e mirë për velipojakët ajo e zhvilluar në “Reshit Rusi” duke bërë që të harrohet disi kriza, ndërsa Burreli tregon se është vetëm një ekip fushe. Ndërkohë që ekipi i Erzenit ka surprizuar Mamurrasit teksa e ka mposhtur me rezultatin 0-1. Një gol ka mjaftuar për shijakasit t’i gëzohen fitores së dytë rradhazi, ndërkohë që Mamurrasi është shum larg atij ekipi në sezonin e kaluar.

Grupi B
Dinamo – Shkumbini 2-0
Luftëtari – Pogradeci 1-1
Elbasani – Turbina 2-0
Apolonia – Lushnja 2-1
Sopoti – Butrinti 3-0

Kryesuesit e Pogradecit kanë arritur t’ia dalin mbanë t’a ruajnë kreun edhe në këtë javë. Skuadra e drejtuar nga Ylli Çekiçi mori një barazim mjaft të vlefshëm përballë Luftëtarit në Gjirokastër. Ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa pogradecarët e mbyllën sfidën me 10 lojtarë. Elbasani ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë sezon, teksa ka mposhtur Turbinën në ndeshjen e prefekturës. Takimi i luajtur në Pogradec pérfundoi me rezultatin 2-0 për verdheblutë, ndërkohë ishte një ndeshje mjaft e tensionuar. Edhe Dinamo arriti të marrë fitoren e parë teksa mposhti pa shumë vështirësi ekipin e Shkumbinit. Ndeshja e luajtur në kompleksin “Internacional Tirana” përfundoi me rezultatin 2-0, duke i dhënë pikët e para skuadrës dinamovite, që gjithsesi i kënaqet vetëm pikëve por jo lojës. Derbi tjetër Apolonia – Lushnja përfundoi me fitoren e fierakëve me rezultatin 2-1. Një ndeshje mjaft e luftuar ajo në “Loni Papuçiu”, teksa skuadrat u munduan deri në fund, por vëndasit u treguan më të saktë duke e merituar fitoren. Ndërkohë që Sopoti mposhti pa shumë probleme Butrintin me rezultatin 3-0, në një ndeshje të lehtë për ta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.