Rezultatet e javës së parë të Bundesligës, fitojnë Schalke dhe Leverkusen

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Janë luajtur sot një pjesë e mbetur e ndeshjeve të javës së parë të Bundesligës, e cila hapi siparin ditën e premte me atë fitore të Bayern Munchen përballë Hamburgut 5-0. Ndeshjet e sotme dhuruan mjaft gola por edhe rezultate surprizë. Schalke 04 ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme dhe bindëse në transfertë përballë ekipit të Werder Bremen me rezultatin 0-3. Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga miqtë të cilët ishin dukshëm më lartë se ekipi i Werder Bremen.

Edhe Bayer Leverkusen e nisi me këmbë të mbarë këtë sezon të ri. “Aspirinat” triumfuan përballë ekipit të Hofenhaim me rezultatin 2-1 pas një ndeshje mjaft të luftuar. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por golat e Kiesling dhe Brandt i dhanë fitoren Leverkusenit në këtë javë të parë. Rezultati surprizë ishte ai i ndeshjes Mainz-Ingolstad që përfundoi ke rezultatin 0-1. Debutuesit e Ingolstad realizuan kështu “bllofin” e parë të Bundesligës teksa mposhtën ekipin e Mainz që sezonin e kaluar u paraqit mjaft mirë.

Gjithashtu me fitore e nisi edhe Hertha e Berlinit që fitoi në fushën e Augsburgut 0-1, ndërsa i vetmi barazim ishte ai i ndeshjes Darmstadt-Hannover që përfundoi me rezultatin 2-2.

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.