Rezultatet e Kategorisë së Dytë

0
SHPËRNDAJE

 

Kategoria_Dyte-logo

Kategoria e dytë, kryesuesit vazhdojnë po me të njëjtin ritëm pa falur.

Janë luajtur ndeshjet e javës së 15-të të Kategorisë së Dytë, teksa situata nuk ka ndryshuar edhe pas rezulateteve të ndeshjeve.

Në grupin A, Shënkolli kryesues mundi Sukthin me rezultatin 1-0, ndërsa Kevitani bëri të njëjtën gjë me Luzin që e mposhti me rezultatin 2-0.

Fitore edhe për Partizanin B që mundi 2-0 Tiranen B në derbi, ndërsa Egnatia mposhti Veleçikun. Fitore per Vorën në transfertë me Albpetrolin, ndërsa Gramshi barazoi me Internacional Tiranën.

Në grupin B Naftëtari mundi Tepelenën 2-1, ndërsa Tomori “shpartalloi” Himarën 5-0 duke ndjekur kuçovarët që mbajnë kryesimin.

Orikumi mundi në shtëpi Memaliajn, ashtu siç bëri Delvina me Përmetin.

Skrapari fiton me Gramozin dhe Bilisht Sporti me Domosdovën.

 

Kategoria e Dytë, Java e 15-të

Grupi A

Shënkolli-Sukthi 1-0

Kevitan-Luzi United 2-0

Partizani B-Tirana B 2-0

Egnatia-Veleçiku 2-1

Albpetrol-Vora 2-3

Gramshi-Internacional Tirana 1-1

 

Grupi B

Naftëtari-Tepelena 2-1

Tomori-Himara 5-0

Orikumi-Memaliaj 3-0

Delvina-Përmeti 6-2

Skrapari-Gramozi 3-0

Bilisht Sport-Domosdova 4-0

 

Renditja

Grupi A

  1. Shënkolli      31
  2. Kevitan         28
  3. Partizani B    27
  4. Egnatia         27
  5. Albpetrol       23
  6. Vora              21
  7. Veleçiku        20
  8. Gramshi        16
  9. Internacional 13
  10. Luzi United  12
  11. Tirana B      12
  12. Sukthi         11

Grupi B

  1. Naftëtari      39
  2. Tomori         36
  3. Oriku           28
  4. Bilisht S.      27
  5. Tepelena      23
  6. Memaliaj      22
  7. Delvina        21
  8. Domosdova  19
  9. Përmeti        17
  10. Gramozi     14
  11. Skrapari      9
  12. Himara        3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.