Rezultatet e mbrëmjes në Champions League

0
SHPËRNDAJE

Champions League

City - Juventus 1-2
City – Juventus 1-2

Manchester City – Juventus 1-2
Ka rezervuar surpriza mbrëmja e parë e Champions League për sezonin 2015-2016. Juventus bën më të bukurën teksa ka mposhtur brënda në Angli ekipin e Manchester City me rezultatin 1-2 falë golave të Mandzukić dhe Morata, që bënë të pavlefshëm autogolin e Chiellinit. City Ishte i pafuqishëm për të reaguar pas përmbysjes së rezultatit.

PSV - United 2-1
PSV – United 2-1

PSV – Manchester United 2-1
Një humbje të papritur mori edhe ekipi tjetër i Manchester, që është mposhtur nga PSV po me rezultatin 2-1. Pasi kaloi në avantazh fillimisht me Depay, ekip i drejtuar nga Van Gaal përmbyset nga ekipi holandez. Një zhgënjim ky për United, që rikthehet me humbje në Champions League.

Real Madrid - Shakhtar 4-0
Real Madrid – Shakhtar 4-0

Real Madrid – Shakhtar 4-0
Fitore me goleadë edhe për Real Madrid me një Ronaldo në superformë. Madrilenët shpartallojnë 4-0 ekipin e Shakhtar me Cristianon që realizon 3 gola. Një ndeshje pa shumë histori, që për më tepër vlen për golat e Ronaldos dhe jo për rezultatin, i cili ishte i pritshëm.

Benfica - Astana 2-0
Benfica – Astana 2-0

Benfica – Astana 2-0
Benfica gjithashtu merr një fitore të lehtë përballë ekipit të Astanës me rezultatin 2-0. Një ndeshje e dominuar nga ekipi portugez, dhe pa shumë histori teksa pritej një fitore akoma më e thellë. Dy gola në pjesën e dytë kanë mjaftuar për fitoren e Benficës që merr 3 pikët pa shumë probleme.

Sevilla - Moncheglabach 3-0
Sevilla – Moncheglabach 3-0

Sevilja – Moncheglabach 3-0
Sevilja fitoj ndeshjen e penalltive përballë gjermanëve në krizë të Moncheglabach. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0, dhe për ekipin spanjoll janë akorduar tre 11-metërsha në favor, teksa vetëm dy prej tyre u shndërruan në gol. Ndërkohë ekipi i Borusia Moncheglabach e transferon edhe në Europë krizën që po kalon në kampionat.

PSG - Malmo 2-0
PSG – Malmo 2-0

PSG – Malmo 2-0
Ndeshje pa shumë histori ka qënë edhe ajo në Francë midis PSG dhe Malmos e cila përfundoi me rezultatin 2-0. Nga nje gol ne çdo pjesë nga Di Maria dhe Cavani ka mjaftuar për të marrë fitoren në sezonin e ri të Champions. Ndeshja u dominua krejtësisht nga kampionët francezë, ku e vetmja gjë që mungoi ishte goli i Zlatan Ibrahimovic ndaj ish-skuadrës së tij.

Wolfsburg – CSKA Moska 1-0
Wolfsburg fiton me mjaft vështirësi përballë CSKA-së së Moskës, teksa është mjaftuar vetëm me një gol në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-0. Një gol i Draxler në pjesën e parë ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren gjermanëve që e nisin mbarë aventurën në Champions League pas disa viteve mungesë.

Gallatasaray – Atletico Madrid 0-2
Atletico Madrid është i vetmi ekip që sëbashku me Juventus fitojnë në transfertë. Një dopietë e Griezman në pjesën e parë ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren ekipit të Simeones përballë Galatasaray. Një ndeshje ku spanjollët ishin më lartë se turqit, ku treguan një futboll më të mirë për t’a merituar fitoren.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.