Rezultatet e mbrëmjes së sotme në Champions League

0
SHPËRNDAJE

Champions League

Roma - Barcelona 1-1
Roma – Barcelona 1-1

Roma – Barcelona 1-1
Supersfida e mbrëmjes në “Olimpico” Roma-Barcelona ka përfunduar në një barazim me rezultatin 1-1. Kanë që dy gola në pjesën e parë ato që vendosën ndeshjen. Suarez në fillim për Barcelonën dhe Florenzi më pas me një supergol të çmendur për Romën vulosën barazimin mes dy skuadrave.

Olympiakos-Bayern 0-3
Olympiakos-Bayern 0-3

Olympiakos – Bayern Munchen 0-3
Një ndeshje pa shumë histori dhe një rezultat që pritej. Gjigandi bavarez shkatërron ekipin grek brënda në fushën e tij ku kishte vite pa provuar humbjen. I zakonishmi Thomas Muller shënoi një dopietë ndërsa goli i tretë u shënua nga Mario Götze. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

Chelsea - Maccabi 4-0
Chelsea – Maccabi 4-0
Chelsea – Maccabi Tel Aviv 4-0
Blutë e Londrës rikthehen tek fitorja por këtë rradhë në Champions League. Ekipi i Mourinho ka shkatërruar 4-0 ekipin izraelit, që ishte thuajse i pashpresë në këtë sfidë. Golat e Willian, Oscar, Diego Costa dhe Fabregas i rikthyen qetësinë e munguar trainerit Mourinho, i cili është vënë në pikëpyetje pas rezultateve të dobëta në kampionat.

Valencia - Zenit 2-3
Valencia – Zenit 2-3

Valencia – Zenit 2-3
Zeniti ka surprizuar spanjollët e Valencias teksa i ka mposhtur brënda në shtëpi me rezultatin 2-3. Një Hulk në superformë, i cili realizoi një dopietë ndërkohë që goli i tretë u shënua nga Axel Witsel. Ishin të pavlerë golat e Cancelo dhe Gomez, që shërbyen vetëm për statistika.

Gent - Lyon 1-1
Gent – Lyon 1-1

Gent – Lyon 1-1
Lyon nuk arrin të fitojë përballë belgëve të Gent, edhe pse këta të fundit ishin me dy kartona të kuq. Ekipi francez nuk arriti të përfitojë, teksa ndeshja përfundoi 1-1. Golin e Jallet për Lyon e barazoi Milicević për Gent duke vulosur edhe fatin e takimit.

Dynamo Kiev - Porto 2-2
Dynamo Kiev – Porto 2-2
Dynamo Kiev – Porto 2-2
Një ndeshje mjaft e fortë ajo e zhvilluar në Ukrainë teksa vëndasit e Dinamos arrijnë të barazojnë përballë Portos me rezultatin 2-2. Nga një gol për çdo pjesë për të dyja skuadrat e mbylli në barazim këtë përballje. Dopietës së Aboubakar për Porton, i’u përgjigjën siç duhet Gusev dhe Buyalskyy.

Leverkusen - Bate 4-1
Leverkusen – Bate 4-1
Leverkusen – Bate Borisov 4-1
Leverkusen merr një fitore me mjaft vlera edhe pse përballë një kundërshtari modest. Gjermanët fitojne 4-1 përballë Bate Borisov. Mehmedi hapi serinë e golave, ndërkohë që Çalhanoglu realizoi një dopietë. Gjithashtu pati vend edhe për golin e Javier Chicharitos. Goli i barazimit të përkohshëm për Baten u shënua nga Milunović

S'KA KOMENTE

Comments are closed.