Rezultatet finale në NBA

0
SHPËRNDAJE

NBA

Ishte një sezon i çmendur ai që sapo përfundoi në Nba.
Spektakël dhe emocione pa fund deri në finalen e 7-të. Cleveland bëri atë se kishte bërë ashkush më parë, përmbysi një disavantazh 3-1 për të fituar titullin e parë në histori. Por cilat ishin 5 verdiktet  e serisë së finaleve të mëdha mes Golden State dhe Cleveland.

  1. Mbreti James: Lebron u konfirmua edhe njëherë tjetër si më i forti. Të fitonte titullin me një skuadër si Cavaliers ishte arritja më e madhe për të në karrierë. Në disavantazh 3-1 dhe me një skuadër që dukej e dorëzuar, të gjithë pamë sesi James mori për dore Cleveland për ta cuar drejt titullit të kampionit, në 3 ndeshje ku u shfaq si numër 1 absolut. Askush nuk ka vendosmërinë dhe kapacitetin e tij për të mos gabuar  në sfidat që vërtetë vlejnë. Në 13 vitet e fundit Mbreti James sic e njohin të gjithë është përmirësuar shumë dhe tre finalet e fundit ndaj Golden State ishin ndoshta tre ndeshjet e tij më të mira në karrierë.
  2. Kyrie Irving: 24-vjecari i lindur në Melbourne të Australisë, në serinë e finaleve nga një lojtar shumë i talentuar u shndërrua në një superstar të vërtetë. I mbylli finalet me një mesatare prej 27,1 pikësh për ndeshje duke u treguar i saktë në 46,8% të gjuajtjeve. Kjo ishte edhe fitorja e tij pas atij dëmtimi të rëndë që detyroi të mungonte në disa prej finaleve të sezonit të kaluar. Irving u shfaq si një sulmues vrasës për mbrojtjen e Golden State dhe së bashku me mbretin James udhëhoqi Cleveland-in drejt një suskesi të jashtëzakonshëm.
  3. Tyron Lue: Ai nuk ishte kuklla e Lebronit por ishte një trajner që pati një  impak të fortë te Cavaliers, që prej 22 Janarit që ishte edhe dita kur mori drejtimin e skuadrës nga Ohio.  Mënyra se si u fliste basketbollistëve në dhomat e zhveshjes, sinqeriti dhe mbi të gjitha qetësia e tij u paguan në fund me titullin e Nba.
  4. Stephen Curry: Ai ishte padiskutim zhgënjimi i madh i serisë së finaleve. Steph Curry nuk arriti të bënte në ansjë moment diferencën pasi magjitë e tij përfunduan në sezonin e rregullt dhe në ruandet e para të fazës play off. Curry mbetet një ndër basketbollistët më të mirë të momentit por finalet ndaj Cleveland do të mbeteten si një njollë e zezë në karrierën e tij.

Verdikti i 5-të dhe i fundit, Vetvrajsa e Golden State: Sezoni i Ëarriors do të mbetet gjithmonë në historinë e Nba sepse skuadra nga Okland falë 73 fitoreve në 82 ndeshje të sezonit të rregullit theu rekordin e Chicago Bulls. Por në histori do të mbetet dështimi i madh i Golden State në serinë e finalve. Asnjë skuadër nuk kishte shpërdoruar një avantazh 3-1 në finalet e mëdha të Nba, por cikloni Lebron përpiu luftëtarët nga Kalifornia me Clevelandin që festoi në Orcale Arena titullin e parë në historinë e Nba.

Ishin këto 5 verdiket e serisë së finaleve, që kurorëzuan Clevleland  Cavaliers si kampionen e re të Nba.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.