Ribaj e bën “sefte” në Izrael

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Andi Ribaj më në fund ka shënuar dhe golin e tij të parë në një ndeshje zyrtare gjatë aventurës së tij në Izrael. Sulmuesi fierak ka shënuar për ekipin e tij Maccabi Qiryat Gat. Ribaj një titullar tek ekipi izraelit shënoi në ndeshjen e djeshme në ndeshjen kundër ekipit të Ironi Rishon, por goli i tij në fund shërbeu thjesht për statistikë, pasi ekipimi Ribajt u mposht me rezultatin 1-2. Fieraku shënoi golin e tij të parë në minutën e 82′ të ndeshjes. Gjatë kohës që ai aktivizohet në kampionatin izraelit po kalon një formë mjaft të mirë, dhe tani pas golit të tij të parë pritet edhe shpërthimi i sulmuesit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.