Rifshaqet i zhdukuri Olainka, kthehet të hënën në Korçë, apo jo?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu që lufton për të qenë pjesë e Europës së rëndësishme i josh të gjithë. Madje, rikthen edhe të zhdukurit, të cilët ndoshta deri dje nuk donin të vazhdonin të luanin për kampionët e Shqipërisë. Lajmi më i fundit që vjen nga kampi korçar është se Olaiinka do të bashkohet me skuadrën në fillimin e javës së ardhshme. Gjithçka është konfirmuar nga vetë presidenti Takaj. Siç bënte të ditur vetë klubi bardhekuq (pas disa minutave e hoqi njoftimin nga Facebook-u), nr.1 i Skënderbeut ka pasur një bisedë telefonike me sulmuesin e larguar. Madje ka qenë vetë nigeriani që e ka telefonuar, duke i bërë të ditur se është i gatshëm të ribashkohet me skuadrën. Ndër të tjera, Takaj ka treguar edhe se se Olainka ka kontratë me Skënderbeun, kontratë e cila ka dhe dy vite të tjera për të skaduar, prandaj e ka pasur të pamundur për të luajtur me ndonjë klub tjetër. Edhe trajneri Mirel Josa mësohet ta ketë pritur mirë rikthimin e sulmuesit, përderisa shtohet konkurrenca, në kushtet kur tani me Salihi, Hristov e Abilaliaj, katër lojtarë luajnë për dy vende.
olaPor në fakt, kjo duket se nga ana e Olainkës është një tallje me skuadrat shqiptare, përderisa deri dje nuk donte t’ia dinte për të ardhur të luante këtu. Gjithsesi, nuk dihet nëse gjatë kesaj perjudhe nëes lojtari është stërvitur, prandaj nuk do ta ketë të lehtë të bëhet menjëherë pjesë e skuadres në fushën e lojës. Gjithmone nese do te vije…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.