Rijeka përmbys Hajdukun, mban garën për titull hapur

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Rijeka e Bekim Balajt dhe Odise Roshit ka arritur të marrë një fitore të çmendur në kampionat teksa ka mposhtur me përmbysje Hajduk Splitin e vendit të tretë në transfertë. Susic me golin e tij në minutën e 25′ i dha avantazhin Hajdukut që e mbylli pjesën e parë me shifrat 1-0. Ndërkohë në minutën e 37′ sulmuesi shqiptar, Balaj, që e nisi ndeshjen nga minuta e parë u ndëshkua me karton të verdhë.

Bekim Balaj në aksion
Bekim Balaj në aksion

Më pas në pjesën e dytë, në minutën e 53′ shkodrani u zëvëndësua nga Vesovic, i cili vetëm dy minuta më pas barazoi shifrat në 1-1. Për t’i dhënë fitoren Rijekës mendoi Gavranovic me golin e tij në minutën e 77′ që shënoi golin e avantazhit. Me këtë fitore ekipi i shqiptarëve mban në tonus kampionatin kroat, por mbetet sërish 4 pikë pas Dinamo Zagrebit kryesues. Ndërkohë Odise Roshi nuk u grumbullua fare në këtë ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.