Rikthehen gjysëmfianlet e Kupës së Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE


Java e 29-të e Superiores u zhvillua fundjavën e kaluar, duke e bërë edhe më intriguese luftën në të dyja kahjet e tabelës së klasifikimit: në krye dhe fund. Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu rivalizojnë ethshëm për titullin kampion, ndërsa Flamurtari, Laçi, Tirana, por edhe ndonjë tjetër, rrezikojnë mbijetesën. E megjithatë, një tjetër garë do të ndërthuret këtë mesjavë me kampionatin. Fjala është për Kupën e Shqipërisë, për gjysmëfinalet e kthimit.

Besëlidhja ka barazuar 1-1 me Tiranën, ndërsa Skënderbeu ka fituar 1-0 me Teutën. Pra, sikurse duket, gjithçka është e hapur për të shkuar në finale.

Korçarët synojnë maksimumin edhe në këtë kompeticion, ndaj janë grumbulluar që sot në mesditë, në resortin e tyre të zakonshëm në Durrës, “Tropikal Resort”. Kuqebardhët e drejtuar nga Ilir Daja do t’i zhvillojë përgatitjet në qytetin bregdetar për ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të Kupës, ndaj Teutës. Trajneri Daja duhet të bëjë në këtë ndeshje vetëm pa mesfushorin Sabjen Lilaj, të dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të tij. Sfida e kthimit gjysëmfinale ndaj durrsakëve do të zhvillohet të mërkurën, 19 prill, ora 18:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Edhe Tirana – Beslidhja zhvillohet në të njëjtën orë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU