Rikthehet kroati Buljan te Laçi

0
SHPËRNDAJE

Ishte larguar prej ditësh nga Laçi pas plot pesë sezoneve te ekipi kurbinas, duke thënë se edhe pse Laçi u bë shtëpia e tij, kishte ardhur koha për ndryshim. Mirëpo nuk ka rezistuar dot gjatë larg ngjyrave bardhezi duke ju rikthyer edhe një herë ekipit ku provoi ulje e ngritje, deri dhe emocione ndërkombëtare me pjesëmarrje në Europa League por edhe me fitim trofesh siç është Kupa e Shqipërisë. Tashmë në Laç ndihen të lehtësuar me rikthimin e mbrojtësit Stipe Buljan i cili i jep këtij reparti një siguri e qëndrueshmëri të nivelit të lartë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.