Rikthehet Kupa, përcaktohen oraret e gjysëmfinaleve

0
SHPËRNDAJE

kupa-e-shqiperiseKupa e Shqipërisë/ Trofeu i dytë më i rëndësishm në futbollin shqiptar është futur në një fazë të nxhetë. Kur kanë mbetur edhe vetëm 4 skuadra në luftë për të, gara bëhet akoma më e fortë. Pasi FSHF përcaktoi çiftet gjysëm finaliste që janë, Flamurtari – Kukësi dhe Laçi – Skënderbeu, tashmë është vendosur edhe data dhe ora se kur do të luhen këto sfida. E para ndeshje që do të ngrejë siparin e gjysëmfinaleve do të jetë ajo mes Laçit dhe Skënderbeut. Ndeshja e parë mes tyre do të luhet në mesjavën e ardhshme në datë 6 Prill në orën 16:00. Ndërkohë ndeshja tjetër, ajo mes Flamurtarit dhe Kukësit do të zhvillohet në të njëjtën datë, por në stadiumin e Vlorës ndeshja do të luhet në orën 19:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.